Dashuria ka edhe sakrifica, si kjo e Dua Lipës për të dashurin e saj!

  • E.K /
  • 11 August 2020 - 11:39
Dashuria ka edhe sakrifica, si kjo e Dua Lipës për të dashurin e saj!

Prej më shumë se një viti, këngëtarja Dua Lipa dhe partneri i saj Anwar Hadid, po shijojnë lidhjen e dashurisë që është kthyer në kryefjalën e të gjitha mediave. Dy zogjtë e dashuruar janë bërë thuajse të pandarë nga njëri-tjetri dhe gati në çdo foto të shkrepur vitin e fundit, janë sigurisht së bashku!

Madje, lidhja e tyre tashmë e konsoliduar vazhdon të bëhet serioze dita ditës, aq sa Dua vendosi të bëjë një sakrificë të madhe për të dashurin e saj. Këngëtarja shqiptare ka vendosur të lërë Londrën dhe të zhvendoset në Los Angeles. Kjo vetëm për të qenë sa më pranë Anwar-it.

Duke qenë se e gjithë familja e tij ndodhet në Los Angeles, Dua ka marrë një shtëpi shumë pranë tyre për të kaluar më shumë kohë me dashurinë e saj. Duke iu frikësuar një tjetër vale masive të pandemisë, këngëtarja vendosi ta bëjë që tani këtë lëvizje, në mënyrë që për ç’do rast të jetë pranë Anwar-it. Dashuria i ka këto sakrifica!

(Kosova Sot Online)