Vdes këngëtari latin nga koronavirusi

  • E.K /
  • 12 gusht 2020 - 12:48
Vdes këngëtari latin nga koronavirusi

Trini Lopez, i njohur për hitin e tij “If I Had a Hammer”, ka vdekur.

Ai ndërroi jetë në moshën 83 vjeçare.

Miku i ngushtë dhe bashkëpuntori i Lopez, Joe Chavira, e ka konfirmuar vdekjen e tij në një deklaratë dhënë për Fox News të enjten, duke shtuar se vdiq si pasojë e coronavirusit.

Sipas Chavira, Trini ka qenë ‘brenda dhe jashtë spitalit’ për dy muaj radhazi duke u përballur me COVID-19.

Ky lajm i hidhur fillimisht u raportua nga revista Palm Springs Life me një postim të veçantë dedikuar Lopez.

“Trini Lopez, i cili ka jetuar në Palm Springs që nga vitet e 60-ta, ka ndërruar jetë më 11 gusht”, thuhet në postim. “Një prej hiteve të tij të vitit 1963 ishte “If I Had a Hammer”.

Variety po ashtu raporton që Lopez i lindur si Trinidad Lopez III, vjen nga Dallas dhe prindërit e tij janë nga Meksika.

Ai që nga mosha 15 vjeçare ka qenë i pranishëm në grupe të ndryshme, përfshirë këtu edhe hitet e tjera që solli si: “If You Wanna Be Happy”, “Lemon Tree” dhe “This Land is Your Land”.

Trini nuk ishte i martuar dhe nuk kishte fëmijë, por ka lënë pas familjen në Teksas, një vëlla dhe një nip.

(Kosova Sot Online)