Rita nuk e lë anash palestrën as gjatë fundjavës

  • E.K /
  • 15 August 2020 - 14:18
Rita nuk e lë anash palestrën as gjatë fundjavës

Rita Ora kujdeset në maksimum për linjat trupore, sidomos në këtë kohë kur nuk është aktive në muzikë.

Artistja po e shijon në maksimum pushimin e verës, kurse vëmendje të madhe merr me fotografitë që i sjell nga atje.

Mëngjesin e sotëm, ajo e nisi në palestër teksa po ushtrohej dhe shihej e djersitur dhe e lodhur e veshur në veshje sportive.

Këngëtarja është në përgatitje të albumit të ri muzikor, ndërsa për momentin po e shijon romancën e re. 

(Kosova Sot Online)