Unazë me diamante 3 mln paund! Liam Payne fejohet me modelen e njohur pas ndarjes nga Cheryl Cole

  • G.G /
  • 28 August 2020 - 14:11
Unazë me diamante 3 mln paund! Liam Payne fejohet me modelen e njohur pas ndarjes nga Cheryl Cole

Liam Payne dhe e dashura e tij Maya Henry janë fejuar pas 2 vitesh në një lidhje.

Ylli i One Direction 26 vjeç, i ka propozuar partneres me një unazë të mahnitshme me diamante që shkon 3 milionë paund.

Modelja me origjinë nga Texas, Maya, 20 vjeç, u pa me unazë në gisht teksa shijonte një darkë romantike me të fejuarin e saj në Londër, mbrëmjen e së enjtes.

Një burim tha për MailOnline se Maya po tregonte me krenari unazën e saj të fejesës gjatë mbrëmjes.

Çifti dukej elegant në darkën e tyre në qytet, me Maya-n që kishte veshur një fustan të zi.

Liam tregoi linjat e tij me një këmishë në ngjyrë të artë, ndërsa në sy binte look-u i ri me flokët më të gjatë sesa jemi mësuar ta shohim.

Ata u lidhën në gusht 2018 menjëherë pas ndarjes së bujshme të Liam nga Cheryl, 37 vjeç, me të cilën ai ka një djalë 3 vjeçar, Bear.

(Kosova Sot Online)