Tre ditë më parë kishte ditëlindjen, Bebe Rexha publikon pamjet nga festa dhe nuk njihet me look-un e ri!

  • G.G /
  • 02 September 2020 - 10:44
Tre ditë më parë kishte ditëlindjen, Bebe Rexha publikon pamjet nga festa dhe nuk njihet me look-un e ri!

Bebe Rexha ka festuar 31-vjetorin në një festë të këndshme në shtëpinë e saj.

Këngëtarja shqiptare ka publikuar vetëm pak orë më parë fotot e videot e ditëlindjes ku shfaqet mjaft elegante dhe me një look shumë ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim.

Me flokët e saj gërshet të gjatë dhe një fustan në ngjyrë lejla, Bebe duket sikur është pjesë e familjes Kardashian Jenner.

Gjithçka ka qenë e organizuar në shtëpinë e këngëtares, e mbushur me tullumbace dhe qirinj të vendosur buzë pishinës.

Nuk ka munguar as tryeza e shtruar me mjaft finesë në kopsht, ku Bebe ka festuar me miqtë e saj më të mirë dhe familjen.

“Ditëlindja ime ishte e bukur. Ju falenderoj për të gjithë dashurinë. Ju dua”, shkruan Bebe në postimin e saj në Instagram.

Bebe Rexha ishte pjesë e MTV VMA që u mbajt të dielën në Los Angeles California, pikërisht për ditëlindjen e saj.

Ajo ishte shumë e emocionuar që iu dha mundësia të prezantonte fituesin e Video Of The Year, në datën e lindjes.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

My birthday was nice. Thank you for all the love. Love you ë

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

(Kosova Sot Online)