Ups! Arbenita publikon mesazhet me doktoreshën e klinikës ruse dhe e kërcënon publikisht!

  • G.g /
  • 10 September 2020 - 11:14
Ups! Arbenita publikon mesazhet me doktoreshën e klinikës ruse dhe e kërcënon publikisht!

Dhe siç ndodh shpesh, Arbenita është vënë sot sërish në qendër të mediave lidhur me ndërhyrjet estetike, të cilat modelja i ka mohuar gjithmonë.

Në rast se e keni humbur:

Shkak është bërë doktoresha e klinikës në Rusi, e cila publikoi në qershor të këtij viti një foto të modeles, ku bëhej krahasimi para-pas.

Në një bashkëbisedim me ndjekësit, ajo është pyetur posaçërisht për Arbenitën, nëse fotot e saj janë të vërteta apo shpifje.

“A publikon foto të ndonjë personi që s’ka qenë në klinikën tënde? Arbenita Ismajli thotë që fotot e saj janë shpifje.”

“Unë nuk publikoj foto të pavërteta, vetëm foto të punës time.”- është përgjigjia e saj.

Ky pohim i saj bëri xhiron e rrjetit, teksa së fundmi ka ardhur edhe reagimi i Arbenitës. Ajo ka publikuar në Instastory mesazhet që i ka dërguar në privat doktoreshës, teksa edhe një herë i mohon akuzat ndaj saj.

Ndër të tjera Arbenita iu kërkon ndjekësve t’i bëjnë bllok, teksa në mesazhet që i ka dërguar doktoreshës lexohet:

Do shkosh në burg ke për ta parë kush është Arbenita. Më beso. Sapo të shkelësh në Britani do e shohësh. Mjaft përdore fotot e mia për famë. Je mbretëresha e fotoshopit.

Më poshtë është fotoja e cila është publikuar nga klinika ruse disa muaj më parë.

Nga pamjet, tregohej se Arbenita kishte kryer një ndërhyrje me fillers (mbushës) në hundë, drejtim nofulle, si dhe kishte realizuar trendin më të ri të kozmetikës, “Sytë dhelpër”.

(Kosova Sot Online)