I veshur me stil e pa dhëmbë, ky është artisti shqiptar para shumë viteve, në ditën e parë të shkollës

  • G.G /
  • 14 September 2020 - 16:46
I veshur me stil e pa dhëmbë, ky është artisti shqiptar para shumë viteve, në ditën e parë të shkollës

Duket se rikthimi i nxënësve në bankat e shkollës ka bërë nostalgjikë ata që kanë kohë që e kanë mbaruar. E si pasojë i janë rikthyer fotografive, duke kujtuar vitet më të bukura.

Ditën e sotme, rrjetet sociale janë mbushur me fotografi të fëmijëve dhe kujtime të të rriturve nga kohët e shkuara.

Një nga personat që është bërë nostalgjik sot është edhe Bes Kallaku. Aktori i njohur i humorit ka postuar në “Instagram” një foto shumë të veçantë nga klasa e parë, në të cilën ai shihet përkrah miqve të asaj kohe.

Urime diten e pare te shkolles te gjithe atyre dashurive qe ulen per here te pare ne bankat e shkolles. At Zef Pllumi thoshte qe ketij populli i duhet ndrru truni, e truni ndrrohet vetem me mire arsimim dhe shkollim. (Foto nga dita ime e pare e shkolles ne F.Kruje). Zoti ju rujt! @florjankalaja #armandi #niku

Kallaku ka treguar se fotografia është shkrepur në Fushë Krujë dhe të gjithëve ju ka tërhequr vëmendjen imazhi çamarrok i Besit.

(Kosova Sot Online)