Dafina Zeqiri shfaqet e “rrezikshme” në skenat e klipit të ri

  • G.G /
  • 14 October 2020 - 13:54
Dafina Zeqiri shfaqet e “rrezikshme” në skenat e klipit të ri

Dafina Zeqiri prej ditësh ka paralajmëruar projektin e ri, i cili pritet të promovohet së shpejti.

Këngëtarja e mirënjohur, ka disa ditë që po “ngacmon” adhuruesit e saj me imazhet e shkëputura nga videoklipi.

Kënga mban titull: “Zili zili” dhe është drejt finalizimit, por Dafina ende nuk ka zbuluar datën e publikimit.

Në fotografit që ka ndarë me adhuruesit në Instagram, Dafina vjen si përherë me një stil më ndryshe, joshëse, por edhe rebele dhe e “rrezikshme” . Edhe në fotografit e fundit, këngëtarja shihet hipur me një makinë  dhe po ashtu duke ngarë një motoçikletë.

Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur këngëtarja, e që pa dyshim adhuruesit e saj mezi e presin.

(Kosova Sot Online)