Getinjo bëhet nostalgjik, ndan me ndjekësit foton nga fëmijëria

  • G.G /
  • 26 October 2020 - 12:47
Getinjo bëhet nostalgjik, ndan me ndjekësit foton nga fëmijëria

Me sa dukjet, reperi i njohur Getinjo është bërë nostalgjik ditën e djeshme.

Ai është majft aktiv në rrjetet sociale, ku ndan foto nga përditshmëria dhe jo vetëm, pasi herë pas here reperi kujton kohët nga fëmijëria.

Të njëjtën gjë ka bërë dhe së fundmi, ku me anë të një fotoje, është kthyer shumë vite pas në kohë, duke na njohur me Getinjon e shumë viteve më parë.

Në foto, reperi nuk është më shumë se 2 vjeç dhe pozon me një top në dorë, teksa qëndron i ulur në bregun e lumit.

‘Çfarë njeriu kam qenë’ shkruan Getinjo në përshkrimin e fotos.

(Kosova Sot Online)