Elita Rudi nuk reziston dot më, i kthehet ‘look-ut’ të saj të vjetër

  • G.G /
  • 28 October 2020 - 10:37
Elita Rudi nuk reziston dot më, i kthehet ‘look-ut’ të saj të vjetër

Moderatorja e njohur, Elita Rudi, i ka qëndruar gjithmonë besnike flokut të errët. Mirëpo prej disa kohësh jemi mësuar ta shohim me një ngjyrë më të çelur, edhe pse nuk i është larguar nuancave të errëta.

Ndërsa pak orë më parë, Elita ka treguar se i është rikthyer pamjes së saj të vjetër, me flokët komplet të zeza.

“Kë e mori malli për Elin e vjetër”, shkruan moderatorja. Ndjekësit kanë nxituar ta komplimentojnë për pamjen e saj gjithmonë të kuruar.

Kujtojmë se Elita është në pritje të një vajze. Ajo dhe Gjiko janë edhe prindër të një djali më të madh, të quajtur Zëri.

(Kosova Sot Online)