Trupi i reperit gjendet brenda bagazhit të makinës. Si u zbulua vrasja, pasi shoku i tij u aksidentua

  • G.G /
  • 28 October 2020 - 11:16
Trupi i reperit gjendet brenda bagazhit të makinës. Si u zbulua vrasja, pasi shoku i tij u aksidentua

Trupi i pajetë i reperit amerikan, Brian Trotter është gjetur në bagazhin e një makine pas një aksidenti në  një autostradë në Miami.

Oficerët zbuluan trupin e pajetë të 25-vjeçarit në bagazh pasi u thirrën në vendngjarje.

Shoferi i automjetit, 25-vjeçari Robert Deupree Avery Coltrain është arrestuar me akuzën për vrasje të shkallës së dytë dhe transport të paligjshëm të mbetjeve njerëzore.

Sipas autopsisë, Trotter ishte qëlluar për vdekje disa herë. Ndërsa ende nuk dihet motivi i vrasjes së tij.

Coltrain është shok me Trotter, i cili njihet me emrin Kent Won’t Stop, për më shumë se një dekadë.

Policia raportoi se patrulla u thirr në vendngjarje, pasi makina u aksidentua në autostradën Palmetto të dielën.

Ata tërhoqën automjetin, tip Silver Acura 2009, në një park makinash aty pranë, por nisën dyshimet pasi vunë re mizat që gumëzhinin dhe ndien erën e keqe.

Pasi hapën bagazhin gjetën trupin e mbështjellë me një copë pëlhure, në një fazë të përparuar të dekompozimit.

Trotter u pa për herë të fundit më 17 tetor duke u larguar nga shtëpia e tij në Triangle, Virginia së bashku me Coltrain.

(Kosova Sot Online)