“Jam një nënë e re që përpiqet t’i rregullojë të gjitha!” Me shkrim dore, Gigi shkruan letrën emocionuese për fansat!

  • G.G /
  • 29 October 2020 - 10:05
“Jam një nënë e re që përpiqet t’i rregullojë të gjitha!” Me shkrim dore, Gigi shkruan letrën emocionuese për fansat!

Gigi Hadid ndau një letër të përzemërt me më shumë se 60.2 milionë ndjekësit në Instagram, duke shprehur mirënjohjen e saj për ‘dhuratat bujare’ që ajo ka marrë që prej lindjes.

Vetëm disa javë pasi mirëpriti fëmijën e saj të parë me Zayn Malik në shtator, modelja ndau një letër falënderimi të shkruar me dorë, duke shpjeguar se ajo është super e emocionuar nga dhuratat në dukje të vogla që ka marrë e vogla e saj nga njerëz të dashur.

Ndonëse është përpjekur të na i tregojë shumicën e dhuratave që ka marrë nga familja dhe miqtë në mediat sociale, ylli i pasarelave thotë se ka edhe shumë të tjera për të na treguar.

“Unë thjesht dua të tregoj… teksa kam gjatur pak kohë, t’ju falënderoj për dhuratat bujare që kemi marrë dhe që nuk kam mundur t’ju falenderoj publikisht.”- e nis letrën 25 vjeçarja.

Ajo sqaroi gjithashtu, ‘Nëse nuk kam postuar diçka në rrjetet sociale, nuk është nga mungesa e mirënjohjes, por jam ende një nënë e re që përpiqet t’i rregullojë të gjitha!!! ‘

Para se të përfundonte deklaratën e saj të mirënjohjes publike, super ylli shkroi: ‘Shumë dashuri, shumë mirënjohje. JEMI TE BEKUAR. Nëse keni dërguar diçka qoftë edhe një mesazh, faleminderit. Unë ju dua.’

Gigi ende nuk e ka konfirmuar emrin e vajzës së saj të porsalindur, e cila ka marrë dhurata nga ‘tezja’ Taylor Swift, Tommy Hilfiger, Donatella Versace dhe shumë të tjerë.

Pak çaste pasi postoi letrën e saj të falënderimit, Gigi ndau edhe super dhurata e Jimmy Fallon, të cilit iu referua si ‘Xha Xhimi’.

Bukuroshja, e cila konfirmoi shtatzëninë e saj te komediani në prill, mori kopjet e tre librave të tij për fëmijë, lodra prej pellushi, biberona.

Po ashtu, miqtë e saj, Kendall Visser dhe Cully Smoller, gjithashtu i kanë dërguar një byzylyk mahnitës prej ari.

Angela Missoni, e cila është drejtoresha krijuese dhe presidentja e Missoni, gjithashtu i dhuroi një kostum për të voglën e saj.

Pak ditë më parë, super modelja ndau foton e parë të saj pasi u bë nënë, duke zbuluar trupin e saj me linja të pabesueshme në një selfie të postuar në Instagram.

Gigi mirëpriti fëmijën e saj të parë me Zayn Malik në shtator, teksa çifti i famshëm ende nuk e ka zbuluar emrin e saj, megjithëse fansat e kanë quajtur vajzën e tyre ‘Zigi’.

Çifi duket se ka vendosur po ashtu për ta mbajtur vajzën e tyre larg vëmendjes për javët e para të jetës së saj, dhe kanë ndarë deri tani foto vetëm të duarve të saj.

(Kosova Sot Online)