Puthje në buzë, Loredana fotografohet me dashurinë e saj më të madhe

  • G.G /
  • 29 October 2020 - 10:35
Puthje në buzë, Loredana fotografohet me dashurinë e saj më të madhe

Loredana Zefi kohët e fundit është në qendër të vëmendjes për shkak të jetës së saj private.

Reperja e njohur përflitet për një rikthim me ish-bashkëshortin e saj, Mozzik por ende nuk ka bërë një reagim në lidhje me thashethemet.

Duket se Loredana është e fokusuar më së shumti tek vajza, Hana, me të cilën ndau edhe disa momente të ëmbla me ndjekësit në Instagram.

Ajo publikoi disa foto, ku një prej tyre pozon duke puthur Hanën në buzë, teksa kalojnë kohë së bashku.

Reperja është shumë e dhënë pas vogëlushes dhe herë pas herë publikon foto dhe video të saj në rrjetet sociale.

Loredana është nënë e një vajze të vetme me ish-bashkëshortin Mozzik.

Reperët përflitet se janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit dhe aludimet nisën pasi ata u filmuan së bashku në një qendër tregtare.

Por asnjëri prej tyre nuk ka vendosur që të reagojë rreth thashethemeve që qarkullojnë rreth marrëdhënies së tyre.

(Kosova Sot Online)