Fiksim i përbashkët me Dj Geek! Dafina sapo na tregoi vendin e preferuar dhe na la me gojë hapur!

  • G.G /
  • 04 November 2020 - 08:51
Fiksim i përbashkët me Dj Geek! Dafina sapo na tregoi vendin e preferuar dhe na la me gojë hapur!

Vetëm në pak kohë, Dafina Zeqiri dhe Dj Geek arritën të kthehen në kryefjalën e mediave për shkak të lidhjes së tyre të dashurisë dhe ndarjes sa hap e mbyll sytë.

Pavarësisht se deklaruan që s’janë më bashkë, gjasat që janë bashkë janë shumë të mëdha pasi dyshen e shohim gjithmonë bashkë dhe kështu të gjithë e kanë marrë të mirëqenë faktin se ata janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit!

Sikundër na kanë zbuluar pak muaj më parë Dafina dhe Geek janë të fiksuar pas atleteve! Madje, këtë fiksim ia ka vënë në dukje edhe njëri prej miqve të tyre, i cili i ka etiketuar të dy në një meme.

“Nuk e sheh që ke mjaftueshëm atlete”- shkruhet krahas fotos së aktores së “Bird Box” me sytë e mbyllur, të kthyer tashmë në meme.

“Jo…”- përgjigjet Dafina, e cila ka ndërmend të shtojë koleksionin e saj.

As Dafina dhe as Dj Geek nuk shpëtojnë dot nga ky fiksim i përbashkët, i cili duket se i ka “bashkuar” akoma më shumë.

Ditën e sotme, këngëtarja na ka rikthyer edhe një herë në vëmendje fiksimin e saj, duke publikuar disa foto ku shihet në garderobën e saj të mbushur me atlete, teksa fotoja duket sikur është realizuar brenda një butiku.

Vëmë bast se ky është vendi i preferuar i këngëtares.

Kështu ka lezet, pra! Ja këtij i them fiksim unë!

(Kosova Sot Online)