Ëndrra për tu bërë President, Kanye West nuk humb shpresat: Do të provoj përsëri

  • E.K /
  • 09 November 2020 - 20:58
 Ëndrra për tu bërë President, Kanye West nuk humb shpresat: Do të provoj përsëri

Kandidatura e Kanye West për Presidentin e SHBA shkaktoi habi të madhe. Pavarësisht nga mendimi i të tjerëve West i qëndroi deri në fund vendimit të tij.

Në këto zgjedhje ai ka arritur të marrë 60 mijë vota, nga të cilat më shumë se 10.000 i mori vetëm në Tenesi ku zakonisht favorizohen më shumë republikanët.

Por karriera politike e West mund të mos quhet ende e mbyllur, sepse përmes një mesazhi në Twitter sinjalizoi se ka ndërmend të jetë sërish kandidat pas 4 vjetësh.

(Kosoa Sot Online)