Dhurata Dora bashkon forcat me reperin e njohur dhe prisni të papriturën!

  • G.G /
  • 21 nëntor 2020 - 11:36
Dhurata Dora bashkon forcat me reperin e njohur dhe prisni të papriturën!

Dhurata Dora  di gjithnjë se si të godasë. Së fundmi, ajo po vjen me një tjetër bashkëpunim dhe bëhet fjalë për reperin e mirënjohur Kida.

Nuk ka ende një datë publikimi për projektin e tyre, por kënga është në punim e sipër dhe sigurisht duke marrë parasysh faktin se dy nga emrat më të suksesshëm të muzikës po bëhen bashkë, do jetë hit i garantuar.

Dyshja nuk ka bashkëpunuar më herët dhe ky do jetë projekti i parë i përbashkët, por me siguri jo i fundit.

Sakaq, vera 2020 ka qenë shumë e suksesshme për Dhuratën. Ajo ka publikuar 3 projekte, një solo “Ferrari” dhe dy bashkëpunim me Azetin “Fajet” dhe “Xhep Remix”.

Të treja këngët kanë shkaktuar jo pak impakt te publiku, duke u kthyer në hite.

Ndërkohë, Dhurata do vijë në një bashkëpunim edhe me Noizyn, lajm ky i konfirmuar nga vetë reperi, por për këtë duhet të presim edhe pak.

Disa javë më parë u raportua se ata kanë shtyrë xhirimet e videoklipit për shkak të Covid-19. 

Ndërkohë, autorja e hitit “Ferrari” është përfolur shumë për një duet me Dj Snake, por nuk kemi ende asnjë të re. 

Nga ana tjetër, Kida ka bashkuar forcat me Capital T, me të cilin ndau një foto nga studioja muzikore më herët këtë javë.

Kidda nuk ka publikuar projekt të ri përveç “Malli”, që u publikua 4 muaj më parë dhe u bë himni i verës.

(Kosova Sot Online)