Ja për çfarë bëhet fjalë kur thuhet “Fanse të çmendura të Noizy-t”

  • G.G /
  • 25 November 2020 - 11:22
Ja për çfarë bëhet fjalë kur thuhet “Fanse të çmendura të Noizy-t”

Jo një lutje për një selfie e aq më pak një kërkesë për autograf. Histori e vjetër kjo. Fanset e Noizy-t nuk kënaqen me një firmë. Shihni videon që ka postuar vetë reperi sot (të cilën e kanë xhiruar shokët e tij, edhe duke e qesëndisur një çikë) teksa një grup vajzash i janë turrur makinës për t’i rrëmbyer një përqafim idhullit të tyre.

Njëra e shtrëngon sa i merr frymën, tjetra bërtet me të madhe e një tjetër turret me vrap sapo merr vesh se ç’fshihet aty. Skena që të kujtojnë vajzat që nga qanin me lot dikur për Michael Jackson. Gjenerata të ndryshme kanë idhuj të ndryshëm. Një prej tyre është Noizy që çmend adoleshentet. Aspak ekzagjerim fjala “fanse të çmendura”, apo jo?

(Kosova Sot Online)