“Hera e parë në jetën time me…”- Tayna shfaqet ndryshe nga çdo herë tjetër dhe na habiti të gjithëve

  • G.G /
  • 28 November 2020 - 08:50
“Hera e parë në jetën time me…”- Tayna shfaqet ndryshe nga çdo herë tjetër dhe na habiti të gjithëve

Tayna shfaqet gjithmonë sensuale në rrjete sociale dhe sa herë publikon foto apo video, tërheq vëmendjen e të gjithëve.

Por, këtë herë, bukuroshja është shfaqur shumë ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim.

Këngëtarja ka publikuar në Instagram një video ku shfaqet e veshur me golf, gjë që nuk e ka bërë kurrë më parë.

“Hera e parë në jetën time me rrollk… ja kom nis me përparu. E ky gjest as vet s’e di pse,”- shkroi Tayna krahas videos.

Edhe nëse këngëtarja do të fillojë ta shtojë këtë veshje në garderobën e saj, fotot provokuese në Instagram me siguri nuk do të mungojnë.

Ndërkohë, para disa javësh, menaxheri i saj, Rinor Hykolli, zbuloi se reperja do të publikojë së shpejti dy projekte muzikore, të cilat mbetën pezull për shkak të pandemisë.

(Kosova Sot Online)