
Lexoni edhe:
Remzie Osmani: Kam shumë ditë të lumtura, por parimi im është që ta jetojmë të sotmen, sepse e nesërmja nuk dihet se çfarë sjellë
Harry Styles dhe Olivia Wilde bënë debutimin e tyre si çifti i ri i Hollyowod-it pasi u shfaqën të kapur për dore në një dasmë në Montecito, Kaliforni. Por kanë qenë të shumtë ata që nuk e kan pritur mirë lidhjen e tyre, pasi Olivia 10 vite më e madhe se sa këngëtari britanik.
Fakti që 26-vjeçari është pjesë e kastit të filmit“Don’t Worry Darling”, në të cilin dhe Olivia i ka afruar më shumë me njëri-tjetrin. Tashmë që lidhja e tyre është bërë publike, Harry dhe aktorja nuk e kanë aspak problem të shfaqën hapur afeksionin për njëri-tjetrin.
Së fundmi, çifti i ri është fotografuar duke shijuar një shëtitje me miqtë në Santa Barbara në Kaliforni. Harry shfaqet në foto duke përqafuar me krahun e tij partneren, duke mos iu shmangur paparacëve. Kujtojmë që ish anëtari i “One Direction” ka qenë kryefjalë e mediave kohët e fundit, pas kritikave të shumta me të cilat u përball kur pozoi me fustan për revisën Vogue.
(Kosova Sot Online)