E dëgjuat? Publikohet bashkëpunimi i Taynës me L’Algerino dhe qenka flakë fare!

  • G.G /
  • 15 January 2021 - 10:34
E dëgjuat? Publikohet bashkëpunimi i Taynës me L’Algerino dhe qenka flakë fare!

Dhe pritja mori fund. Siç na kishte paralajmëruar, Tayna sapo ka publikuar këngën e saj të re të titulluar “Moona”, në bashkëpunim me reperin francez L’Algerino.

Kjo është jo vetëm kënga e parë e reperes për këtë vit, por edhe bashkëpunimi i parë të saj me një emër të huaj. Producent i këngës është Cricket, ndërsa teksti është shkruar nga vetë dy artistët.

Kënga vjen e gërshetuar në dy gjuhë: shqipe dhe atë franceze, teksa klipi është realizuar në Kosovë. Projekti është ritmik dhe ndonëse ishte publikuar më herë në rrjet, po ecën goxha mirë.

Disa javë më parë menaxheri i Taynës, Rinor Hykolli, zbuloi për “iconstyle.al” se reperja ka gati dy bashkëpunime ndërkombëtare. Ai shtoi se këngët janë përfunduar, por Covid-19 kishte pamundësuar xhirimet e videoklipeve teksa ne jemi kuriozë se me kë do jetë bashkëpunimi tjetër.

Prej disa javësh në rrjet po qarkullon një audio e këngës së saj. Nuk dihet se si ka dalë nga studio ky regjistrim, por po pëlqehet shumë. Projekti është ritmik dhe shumë i bukur e mund ta dëgjoni më poshtë.

Kujtojmë se pak javë më parë ajo publikoi “Johnny” që u bë menjëherë virale.

Sipas mediave, reperja pritet të sjellë një këngë me një nga artistët më të preferuar të pulikut shqiptar, Flori Mumajesin, por asnjëri prej tyre nuk ka reaguar ende rreth këtyre zërave.

Ndërkohë së fundmi në rrjet ka nisur të qarkullojë një duet mes Taynës dhe Mozzik, që pritet të publikohet së shpejti. Kënga ka dalë nga studioja para kohe dhe tani ka mbetur vetëm që dy reperët ta nxjerrin zyrtarisht.

Nga videoja e publikuar në rrjete sociale duket se ajo titullohet “Pram” dhe tani fansat po presin me padurim t’i shohin sërish bashkë në një videoklip bashkë Taynën dhe Mozzik.

https://www.youtube.com/watch?v=AXdijPyoybQ&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)