Më të thjeshtë dhe natyrale se kaq nuk e keni parë kurrë Kylie Jenner

  • G.G /
  • 18 January 2021 - 16:16
Më të thjeshtë dhe natyrale se kaq nuk e keni parë kurrë Kylie Jenner

Në çdo lloj stili veshjesh apo look-u, Kylie Jenner është dukur gjithmonë mjaft bukur. Mirëpo së fundmi 23-vjeçarja ka marrë qindra komente pozitive nga fansa të saj, pasi i është kthyer ngjyrës natyrale të flokëve. Për një kohë të gjatë ajo i mbajti flokët të lyer në ngjyrë të kuqe, ndërkohë së fundmi është shfaqur në rrjete sociale me flokë të zinj.

Siç duket ky ndryshim ju ka pëlqyer shumë fansave të saj, të cilët e kanë cilësuar Kylie-n si një bukuri natyrale. Kylie publikoi në Instagram një video të saj duke udhëtuar me makinë dhe kështu njohur edhe ndjekësit e saj me ndryshimet në look. Gjithashtu ajo kishte bërë një make up shumë minimalist, që i jepte një pamje akoma më natyrale.

“Floku i zi i shkon shumë Kylie-t. Ajo është një bukuri natyrale”, ka komentuar dikush pamjen e re të 23-vjeçares.

“Shpresoj t’i mbajë flokët e zinj, sepse duket thjesht wow!”, ka komentuar një tjetër.

Kujtojmë se së fundmi Kylie është shfaqur e veshur në rrjete sociale me një palë pantallona të stiluara nga nga stilistë shqiptarë të firmës “Street style jeans”. Vetë firma ka publikuar video në rrjetet sociale duke ndarë lajmin e bukur me ndjekësit e tyre.

STREETSTYLEJEANS është themeluar në vitin 2015 nga disa shqiptarë dhe është një firmë krejt e veçantë nga të tjerët. Stilistët marrin xhinsa të vjetra dhe i përshtatin me trendet e fundit, madje edhe i personalizojnë veshjet.

Deri tani janë të shumtë personazhet publike shqiptare që ia kanë besuar veshjen e tyre STREETSTYLEJEANS , por Kylie e çoi suksesin e tyre në një tjetër nivel.

(Kosova Sot Online)