Fjolla po kërkohet nga Policia në Shqipëri,por ajo arratiset në Kosovë

  • G.G /
  • 11 February 2021 - 09:55
Fjolla po kërkohet nga Policia në Shqipëri,por ajo arratiset në Kosovë

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina është arratisur nga Shqipëria pasi gjykata e Kukësit vendosi pak muaj më parë që hetimet ndaj këngëtares të vijonin në arrest shtëpie.

Banesa ku Morina qëndronte me qira ishte në Kukës. Ajo e kishte marrë shtëpinë me qira përballë rajonit të policisë, por hyrja ishte nga pas.

Policia ka shkuar për kontroll, por nuk e ka gjetur në banesë duke nisur kërkimet.

Këngëtarja u arrestua më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës me dy armë me vete në makinë. Ndërsa së bashku me të ishte i dashuri i saj dhe shoferi.

Ndërsa gjatë mbrëmjes së djeshme është parë në prani të burrit të saj dhe shoqërisë në një restorant në Kosovë.

(Kosova Sot Online)