I morët vesh detajet? Kënga e re e Dafina Zeqirit ka për të qenë nam!
Megjithëse iu nënshtrua një operacioni të vështirë në gju dhe kaloi një gjendje të rëndë psikologjike, asgjë s’e ndal Dafinën për të sjellë projekte të reja muzikore.
Muzika është dashuria e saj më e madhe dhe këtë e vërtetoi edhe njëherë me projektet e reja!
S’ka kaluar shumë nga super projekti “Duro”, që solli një mesazh të rëndësishëm për të gjithë ne dhe Dafi po punon për një tjetër këngë.
Në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja ka bërë të ditur se po punon për një projekt të ri i cili, të cilit i ka zbuluar edhe titullin. Kënga do të titullohet “Intrépide”, që përkthehet “I patrembur”.
Gjtihashtu, Dafina shfaqet ‘like a boss’ në fotot e reja, look-u i së cilës me siguri do të jetë pjesë e videoklipit që po vjen.
Kujtojmë se Dafina Zeqiri prej kohësh ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi për shëndetin mendor në rrjete sociale. Këngëtarja ja ka dedikuar Instagramit postimeve në lidhje me shëndetin mendor, për të informuar sa më shumë ndjekësit e saj. Në lidhje me këtë fushatë ajo u mbështet edhe nga nëna e Rita Orës, Vera Ora. Kjo e fundit është vetë me profesion psikologe dhe e falënderoi publikisht Dafinën që po i kushton kaq shumë rëndësi problemeve me shëndetin mendor.
Ndërkohë së fundmi Dafina ka realizuar një lidhje live me një psikologe shqiptare, që e ushtron profesionin e saj në Suedi. Këngëtarja e shfrytëzoi këtë lidhje që fansat e saj të kishin mundësinë që të mësonin sa më shumë në lidhje me shëndetin mendor dhe të kuptonin nëse kanë ndonjë problem.
https://www.youtube.com/watch?v=jPDQzxmR12U&feature=emb_title
(Kosova Sot Online)