E merrni dot me mend sa vjeç mbushi sot Lady Gaga!

  • A.P /
  • 28 March 2021 - 17:40
E merrni dot me mend sa vjeç mbushi sot Lady Gaga!

Këngëtarja me famë botërore, Lady Gaga, feston sot ditën speciale të lindjes së saj.

Gaga ka vite karrierë në muzikë dhe le të themi se jemi rritur me këngët e saj. “Papparazi”, “Alejandro”, “Poker Face” etj, të gjitha këto hite mbajnë emrin e saj.

E dimë që jeni kuriozë të dini sa vjeç mbush këngëtarja sot, por e gjeni dot vetë pa jua treguar ne?

Gaga ka lindur më 28 mars të vitit 1986 dhe sot mbushi 35 vjeç!

Në fakt, fansat besnikë s’e harrojnë asnjëherë ditëlindjen e saj, ndaj urimet kanë vërshuar njësoj si çdo vit.

Tashmë e njeh gjithë bota, por fillimet e Gaga-s në muzikë ishin shumë ndryshe nga sot. Fillimisht, ajo jetoi në një ndërtesë të vjetër në New York, e cila ishte streha e këngëtares së famshme.

Apartamenti me një dhomë gjumi është i vendosur në Lower East Side në Manhattan.

Lady Gaga pagoi 1.100 dollarë në muaj në vitin 2008 në muaj për aparatamentin ndërsa tani jeton në një rezidencë 22.5 milion dollar në Malibu që e bleu në 2014.

Image

(Kosova Sot Online)