Do rikthehet në Për’puthen? Tea iu përgjigjet dyshimeve

  • E.K /
  • 03 prill 2021 - 17:04
Do rikthehet në Për’puthen? Tea iu përgjigjet dyshimeve

Pas ndarjes së papritur nga Bearti, Tea Trifoni i habiti të gjithë teksa u shfaq në shoqërinë e autores së “Për’puthen”, Olsa Muahameti. Përveç kësaj ajo zbuloi se do të rikthehej sërish në program dhe premtoi se do të tregojë gjithçka ditën e hënë.

Ndërkohë që të gjithë jemi kurioz të dimë se çfarë e ka rikthyer Tean sërish në emision, ajo është shprehur së fundmi se cikli i saj në “Për’puthen” ka përfunduar.

Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit dikush e ka pyetur Tean nëse do të rikthehet sërish në program dhe përgjigja e saj është:

“Jo, cikli im në PP dhe gjithçka ka të bëjë me të po mbyllet”.

Pas fotos me Olsën kjo deklaratë i ka habitur të gjithë, ndaj kurioz jemi të mësojmë se me çfarë roli do të kthehet Tea në “Për’puthen” ditën e hënë.

Ndër të tjera ajo është shprehur se do të bënte sërish të njëjtat gjëra në jetën e saj, por në një mënyrë tjetër.

Sa i përket ndarjes nga Bearti, Tea ka premtuar se së shpejti do të flasë më gjatë për të.

Ndërsa kur është pyetur nëse ja vleu e gjithë kjo kohë, pasi u gjykua aq shumë nga publiku, Tea është përgjigjur:

“Me siguri jo, por çdo gjë ndodh për një arsye”.

(Kosova Sot Online)