Lady Gaga shfaqet si kurrë më parë e veshur me fustan nusërie dhe ne mbetëm pa fjalë!

  • G.G /
  • 08 April 2021 - 14:09
Lady Gaga shfaqet si kurrë më parë e veshur me fustan nusërie dhe ne mbetëm pa fjalë!

Lady Gaga është shfaqur si kurrë më parë veshur me një fustan të bardhë nusërie në Romë. Në fakt ky fustan është veshur për xhirimet e filmit “House of Gucci”, në të cilin ajo ka rolin e Patrizia Reggiani. Këngëtarja 35-vjeçare dukej e mrekullueshme, teksa u transformua si “vejusha e zezë”, Patrizia Reggaini, për të xhiruar skenën e dasmës së saj me Maurizio Gucci, rolin e të cilit e bën Adam Driver.

Patrizia dhe Maurizio u martuan në vitin 1973, kur të dy ishin rreth 24 vjeç dhe nga lidhja e tyre erdhën në jetë dy fëmijë, Alessandra dhe Allegra. Thuhet se kjo martesë shkaktoi një përçarje me babain e Maurizios, i cili nuk pranonte Patrizia-n si gruan e djalit të tij.

Për të portretizuar rolin e saj, Lady Gaga kishte veshur një fustan të bardhë me material dantelle me mëngë dhe një vello të gjatë.

Ndërkohë kujtojmë se disa ditë më parë, artistja festoi 35-vjetorin e lindjes dhe mori një dhuratë shumë të veçantë nga partneri i saj, Michael Polansky. Me rastin e ditës së shënuar, i dashuri i saj Michael Polansky kishte menduar një surprizë shumë speciale për këngëtaren. Lady Gaga publikoi në rrjete sociale një foto të saj, në të cilën shihej duke përqafuar një buqetë gjigante me lule. Në fakt një dhuratë të tillë nuk e prisnim, duke qenë se Lady Gaga tashmë po jeton larg të dashurit për shkak të xhirimeve në Itali për filmin e ri “House of Gucci”.

(Kosova Sot Online)