Don Xhoni “thumbon” rivalët me suksesin e radhës

  • E. /
  • 10 April 2021 - 17:21
 Don Xhoni “thumbon” rivalët me suksesin e radhës

Është një ndër reperët më të rinj të estradës shqiptare, por ndër më të suksesshmit. Fama e tij ka tejkaluar kufijtë shqiptarë falë freestyle-t që interpretoi në emisionin “Gjoni’s Black” për t’u bërë më pas viral në TikTok. Dy ditë më parë, ai festoi 21 vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë speciale kishte menduar një surprizë për fansat e tij.

Reperi publikoi këngën “Maffia” me të cilën ka shënuar dhe suksesin e parë. Brenda pak orëve kënga ka arritur shifrën e 1 milion klikimeve në Youtube dhe reperi nuk mund të ishte më i lumtur se kaq. Ndër të tjera, ai ka thumbuar dhe kolegët e tij me mesazhin që ka përcjellë në Instastory.

“Faleminderit krejt juve. 1 ditë 1 milion. Ju përshëndes edhe juve që kini ditë t’kobshme sa herë t’qes muzikë unë. E di që thellë ju më doni.”, ka shkruar reperi. Sakaq, kujtojmë që në qendër të vëmendjes u vu ditët e fundit pas diss-it që i bëri Varrosi me këngën e re.

Krahas diss-eve ndaj Big Kik, Don Phenom, Mato Lales, Feros etj, reperi përmend dhe Don Xhonin lidhur me deklaratën e famshme për profesoreshën. Por Don Xhoni u përgjigj duke thënë se nuk do t’ja kthejë dissin pasi nuk dëshiron të promovojë negativitet ndërsa bëri thirrje të mos e përmendin në këngë.

(Kosova Sot Online)