Artistja franceze flet për herë të parë për Anxhela Peristerin

  • A.P /
  • 27 May 2021 - 20:44
Artistja franceze flet për herë të parë për Anxhela Peristerin

Franca u përfaqësua këtë vit në “Eurovision” nga Barbara Pravi me këngën “Voila”. Artistja franceze u rendit e dyta në natën finale, duke u vlerësuar mbi të gjitha për origjinalitetin dhe vokalin e saj. Në prapaskenë ajo u shfaq shumë e afërt edhe me artisten shqiptare, Anxhela Peristeri, që këtë vit na përfaqësoi me këngën “Karma”.

Ditën e sotme këngëtarja franceze ka dhënë për herë të parë një intervistë për një emisionin shqiptar. Përmes një lidhje direkte ajo ishte e ftuar në emisionin “Abc e Pasdites”, ku u ndal dhe tek këngët e tjera që ishin pjesëmarrëse në festivalin europian. Ajo veçoi performancën e Gjon’s Tears, për të cilin tha se e kuptonte shumë  mirë, sepse kënga ishte në gjuhën frënge.

Po ashtu, ajo dhe foli edhe për performancën shpërthyese të Anxhela Peristerit.

 “Unë e takova Anxhelën gjatë provave. I fola dhe i thashë që më pëlqen shumë performanca e saj, sidomos tek pjesa e tymit që e rrethonte. Ajo është e çmendur, e çmendur në performancën në skenë.  Gjoni para Eurovizionit kishte ardhur në Paris dhe u takuam në studion time. Më pëlqen shumë ai djalë”, tha Barbara.

Në mbyllje moderatori Ermla Peçi i kërkoi artistes një mesazh për këngëtarët shqiptarë, të cilët e shohin shumë renditjen tabelore. Barbara nënvizoi se gjithçka duhet jetuar si festë, pa menduar renditjen. Sipas saj, ajo ka fituar aq shume nga “Eurovisioni” dhe dashuria e madhe e fansave sa edhe e fundit të ishte në renditje, pak rëndësi do kishte.

Image

(Kosova Sot Online)