Elegantja (Foto)
Pa marrë parasysh se ku gjendet, të gjitha kokat kthehen nga ajo! Bëhet fjalë për të famshmen Jessica Alba, e cila ka arritur të tërheqë vëmendjen e të gjithëve kur ka dalë nga një restorant në Hollivudin Perëndimor, e veshur me shumë stil, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Nëna e dy fëmijëve është dukur mbresëlënëse teksa ka dalë nga restoranti ‘Petrossian’, që për specialitet e ka havjarin. Restoranti është tejet ekskluziv, mirëpo kjo nuk mund ta pengojë aktoren e famshme, që ka një pasuri të përgjithshme prej 320 milionë eurosh, që të drekojë në të, së bashku me bashkëshortin Cash Warren, i cili ka dalë nga restoranti para bashkëshortes së tij.
Në drekën që dukej të ishte e zakonshme për çiftin, 34-vjeçarja kishte përzgjedhur një xhaketë të hirtë, të cilën e kishte kombinuar me pantallona të ngushtë dhe një palë çizme gjysmë të gjata. Sa për ta fshehur identitetin e saj, ajo kishte përzgjedhur një palë syze të mëdha të diellit.
(Kosova Sot)