U raportua se ka ndërruar jetë/ Mirush Kabashi është shëndoshë e mirë

  • A.P /
  • 06 June 2021 - 16:41
U raportua se ka ndërruar jetë/ Mirush Kabashi është shëndoshë e mirë

Ditën e sotme është publikuar një lajm në media se ka ndërruar jetë aktori i mirënjohur Mirush Kabashi, pre e këtij spekullimi për pak minuta ka rënë edhe media shqiptare.

Aktori Mirush Kabashi, është gjallë dhe ka ende për t'i falur artit shqiptar.

Sapo bëra një bisedë të gjatë me Mirushin, falë Zotit është mirë me shëndet, dhe buzagaz mu shpreh se deklarata që ka bërë dy netë më parë për Pirro Manin është keqinterpretuar nga një mësuese nga Shkodra, ku më pas postimi saj ka marrë dhenë”.

Kabashi ka interpretuar rreth 100 karaktere në teatër. Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike.

Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare.

Një pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”.

(Kosova Sot Online)