Ledri pas rifillimit të koncerteve: Nga emocionet harroja tekstin në skenë

  • A.P /
  • 15 June 2021 - 20:08
Ledri pas rifillimit të koncerteve: Nga emocionet harroja tekstin në skenë

Pas një viti, reperi Ledri Vula i është kthyer koncerteve, duke kënduar në bregdetin shqiptar. E pas kësaj Ledri ka folur  se si është ndier në skenë pas rikthimit të tij pas pothuajse një viti

Lehtësimi i masave anti-Covid ka bërë që të rikthehen në mënyrë të pjesshme edhe koncertet.

Derisa në Kosovë ende nuk dihet për fatin e klubeve se kur do të hapën, në Shqipëri tashmë janë të lejuara koncertet e hapura dhe në vikendin e kaluar ai e ka mbajtur një koncert në mesditë në Shën Gjin.

“Më kishte marrë malli tepër. Nuk e besojsha që po ndodh. Nuk po di, e kam gabuar tekstin nja dy-tri herë”, ka thënë Ledri.

“Në fund e përfundova, më shpresën që nuk është i fundit”.

(Kosova Sot Online)