Ronaldo kryeson listën e 10 më të pasurve të Instagram-it, për një postim merr shumën marramendëse

  • G.G /
  • 03 July 2021 - 10:26
Ronaldo kryeson listën e 10 më të pasurve të Instagram-it, për një postim merr shumën marramendëse

Cristiano Ronaldo ka kryesuar listën e të famshmëve me më së shumti fitime nga “Instagram”.

“HopperHQ” ka përpiluar listën duke analizuar faktorët përfshirë aktivitetin mesatar të llogarisë, sa shpesh poston dhe një sërë variablash të tjerë, ndjekësit dhe mënyrën për një artikull apo imazh të sponsoruar.

“Me Evropianin që filloi në fillim të këtij muaji dhe disa lëvizje të diskutueshme të marketingut gjatë dy javëve të fundit, prania e Ronaldos është ngritur në qiell” – tha Mike Bandar, një bashkëthemelues i kompanisë.

Kujtojmë se një veprim i Cristiano Ronaldo-s gjatë një konference për mediat para pak ditësh ka bërë xhiron e rrjetit. Futbollisti i skuadrës portugeze nuk pranoi që të pinte Coca-Cola që ishte vendosur mbi tavolinë dhe i zëvendësoi me një shishe uji, ai mori shishet e Coca-Colas dhe i shtyu më tutje e më pas nxori ujin e ju bëri thirrje të gjithëve që të mos konsumojnë vetëm ujë dhe jo pije të dëmshme për shëndetin.

Duke qenë një person me influencë të madhe, ky veprim i Ronaldo-s i ka shkaktuar humbje markës së pijes të famshme. Siç raporton gazeta spanjolle “Marca”, disa minuta pas konferencës së futbollistit dhe Fernando Santos, kompania pati humbje marramendëse.

Në 3:00 pasdite në Evropë, aksionet e Coca Cola ishin afër 56.10 dollarë për aksion. Gjysmë ore më vonë, me përfundimin e konferencës në stadiumin Puskas Ferenc në Budapest, aksionet ranë në 55,22 dollarë. Një rënie prej 1.6% për kompaninë në bursë pasi vlera e kompanisë kaloi nga 242 miliardë dollarë në 238 miliardë dollarë. Humbjet totale për kompaninë pas gjestit të Cristiano Ronaldos vlerësohen të jenë 4 miliardë dollarë.

(Kosova Sot Online)