Një “Nina 2”? Djemtë e “ThreeDots” bashkojnë forcat për bashkëpunim me këngëtaren shqiptare

  • G.G /
  • 07 July 2021 - 11:50
Një “Nina 2”? Djemtë e “ThreeDots” bashkojnë forcat për bashkëpunim me këngëtaren shqiptare

“Me ty Nina, Nina, Nina ooo”, me siguri ky ka qenë refreni që ju ka shoqëruar kudo këto ditë. 3 djemtë e “ThreeDots”, Flori, Klajdi dhe Bruno u bënë bashkë pas shumë kohësh për të sjellë një hit veror. Ata publikuan këngën e tyre më të re “Nina”, që publiku e priti në mënyrën më të mirë të mundshme. Kënga e tyre kaloi çdo pritshmëri dhe numëron mbi 7 milionë klikime vetëm në Youtube.

Përveç këngës, edhe kërcimi i djemve u bë shumë viral dhe tashmë është kthyer në një lloj sfide në rrjete sociale.

Por djemtë nuk do të ndalen me kaq, sepse shumë shpejt duket se do të vijë një version i dytë i “Nina”. Flori ka publikuar në Instagram një video, në të cilën shihet se në studion e “ThreeDots” është duke punuar këngëtarja e famshme shqiptare, Anxhelina. Ajo shfaqet duke kënduar para mikrofonit, teksa Bruno punon me muzikën nga ana tjetër.

Por në video nuk dëgjohet asgjë, ndërkohë që Flori ka lënë të kuptohet se mund të vijë një tjetër hit veror.

“Nina 2?”, shkruan ai përkrah videos.

Se çfarë kënge do të vijë në realitet nuk e di askush, ndaj po presim me padurim të mësojmë se çfarë kanë gatuar djemtë dhe Anxhelina këtë herë.

Kujtojmë se vetëm pak muaj më parë Anxhelina u rikthye në muzikë pas një mungese të gjatë. Kohë pas kohe ajo ka publikuar disa këngë, që janë pritur mjaft mirë si nga publiku shqiptar, por edhe ai i huaj.

https://www.youtube.com/watch?v=qmty6crpcXE&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)