Lexoni edhe:
Zëvendësprokurori kroat: Shoferi i autobusit e pranoi se e zuri gjumi për një moment
Deri tani 10 viktima janë regjistruar nga një aksident me fatalitet i një autobusi kosovar në Brod të Kroacisë.
Lidhur me këtë aksident tragjik ka reaguar edhe këngëtari, Labinot Tahiri, i cili përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Instagram”, ka thënë se mërgimtarët po japin edhe jetën për Kosovën.
Zëvendësprokurori kroat: Shoferi i autobusit e pranoi se e zuri gjumi për një momentLexoni edhe:
“Shpresojë se boll mësuam se sa të shenjtë janë GURBETQARÊT”, ka shkruar ndër të tjera Tahiri.
Postimi i plotë:
“Aq sa na bëjnë medaljet e arta krenarë nga vajzat e djemt tanë të kësaj toke, po aq ndjehemi krenarë që kemi vllezer e motra atje në mërgim dhe gjithçka që kanë na e sjellin në atdheun tonë, e kur behet fjalë jeta e tyre edhe atë e dhurojnë për këtê vend!!
Pra, edhe kur në pyetje është rrugetimi i tyre i vështirë, ata e konsiderojnë të lehtë kur behet fjalë Kosova, Shqipëria e shtëpiat e tyre.
Shpresojë se boll mesuam se sa të shenjtë janë GURBETQARÊT
Zot, ngushëllo familjet e të vdekurve, ngushêllo tërë popullin tonë për vdekjen e atyre shpirtave ku sot humbën jetën duke ardhur në Kosovë!
(Kosova Sot Online)