Vetëm pak javë pas lindjes, Aurela Hoxha i lë të gjithë pa fjalë me format trupore! Ja si duket modelja sek*i me bikini

  • E.K /
  • 05 August 2021 - 12:27
Vetëm pak javë pas lindjes, Aurela Hoxha i lë të gjithë pa fjalë me format trupore! Ja si duket modelja sek*i me bikini

Ndonëse ka rreth një muaj që është bërë nënë për herë të parë, Aurela Hoxha ka arritur të rikthejë format trupore të mëparshme. Modelja seksi i ka lënë pa fjalë ndjekësit në Instagram me fotot e fundit që postoi mbrëmjen e djeshme.

E veshur me bikini të vogla ngjyrë të bardhë, Aurela pozoi në oborr dhe barku i saj i sheshte e madje edhe me muskuj nuk kishte si të mos vihej re. Ajo i kishte lënë flokët biondë të lëshuara dhe kishte bërë grim shumë pak për të theksuar tiparet.

Në foton e parë, Aurela pozoi me fytyrë nga kamera, me duart pas kurrizit, duke treguar trupin e saj nga koka tek këmbët, ndërsa në imazhin e dytë dhe të tretë, ajo vuri në pah të pasmet e formësuara e të tonifikuara.

Hoxha i habiti të gjithë kur konfirmoi lajmin se është bërë nënë për herë të parë, me anë të disa fotove me të birin në krahë. Miku i saj, Endrit Mërtiri, zbuloi se modelja ka zgjedhur emrin Alaron që simbolizon “zgjuarsi, dhembshuri, besim”. Kuptimi i tij është “fat”, “ajo që është e shkruar”.

Ishte “Panorama Plus” ajo që zbuloi se Aurela dhe partneri i saj, Albani, një biznesmen nga Miloti që jeton në Spanjë, u rikthyen bashkë pas ndarjes vetëm për shkak të shtatzënisë së modeles.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by AURELA HOXHA (@hoxha_aurela)

(Kosova Sot Online)