Çfarë nuk pamë nga dasma e motrës së Almeda Abazit

  • A.P /
  • 17 August 2021 - 08:08
Çfarë nuk pamë nga dasma e motrës së Almeda Abazit

Motra bukuroshe e Almeda Abazit, Ilda i ka dhënë fund beqarisë para disa ditësh. Ajo dhe partneri i saj turk, Kenan Sipahi i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni madhështore të mbajtur në Stamboll.

Ka qenë vetë Almeda, e cila na tregoi detajet e kësaj ceremonie nëpërmjet disa videove të ndara në rrjete sociale ku qendra e vëmendjes ishte Ilda, e cila kishte zgjedhur një fustan të thjeshtë dhe shumë elegant për ditën e saj më të bukur.

“Ju dua shumë zemrat e mia, qofshi të lumtur”, shkroi Almeda krah videove.

Kjo e fundit ka zbuluar shumë ka zbuluar shumë detaje që nuk kishim arritur t’i shihnim nga dasma e Ildës përmes vlogut të saj.

Almeda e nisi videon që nga grimi i saj, flokët e deri tek mbërritja në dasmë duke ndarë edhe momente mjaft të ëmbla nga kurorëzimi i motrës së saj.

Kujtojmë se më 8 qershor, Almeda dhe Tolgahan Sayisman u bekuan me një fëmijë të dytë. Në jetën e tyre erdhi një tjetër engjëll, një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Alina, ashtu siç kishin lajmëruar edhe më herët.

(Kosova Sot Online)