Britney Spears ‘thyen heshtjen’, zbulon arsyen e publikimit të fotove ‘topless’

  • A.P /
  • 17 August 2021 - 12:36
Britney Spears ‘thyen heshtjen’, zbulon arsyen e publikimit të fotove ‘topless’

Britney Spears vazhon të publikojë foto topless në rrjetet e saj sociale duke habitur të gjithë ndjekësit e saj.

Në postimin e fundit, ajo tregon se nuk është shtatzënë dhe se nuk ka ralizuar asnjë ndërhyrje në gjoks.

Këngëtarja 39-vjeçare iu përgjigj të gjithë atyre që dyshonin se ajo kishte rritur madhësinë e gjoksit: “Jo njerëz … Unë nuk kam bërë ndërhyrje në gjoks brenda një jave.”

“As nuk jam shtatzënë,” shtoi ajo për të gjithë ata që e pyesnin nëse së bashku me të dashurin e saj, Sam Asghari, do të bëhen prindër.

Ajo vazhdoi duke shkruar: “Kam gjoks në këto fotografi, sepse kam ngrënë ushqim!!!! Para se t’ju tregoj më shumë fotografi të trupit tim … Unë dua që ju të kuptoni mendimet e mia për ekspozimin e lëkurës sime!!!!

"Sipas mendimit tim është shumë i keq reagimi i menjëhershëm kur çdo grua është seksi… jo … Unë nuk po flas në një klub striptizmi apo në një shfaqje…

Këngëtarja deklaroi me krenari: “Unë jam një grua…. një grua e bukur… e ndjeshme që ka nevojë të shikojë veten në formën më të pastër !!! Jo … Unë nuk do të bëj fotografi topless për pjesën tjetër të jetës sime, sepse do të bëheshin të mërzitshme”.

Image

(Kosova Sot Online)