
Graniti: Edhe me m’shajt Fifi prapë, e kam loçkë

Hyrjet e reja në shtëpinë e “Big Brother VIP” e kanë shqetësuar Fifin, sepse këngëtarja i ka parë shumë të afërta me Granitin. Ditën e djeshme, ajo u bë sërish xheloze për ish-futbollistin, i cili po fliste dhe po qeshte gjatë ekzekutimit të provës së javës me Sarah Berishën.
Kur Graniti shkoi në dhomën e gjumit, Fifi dhe Monika i shkuan nga pas. Këngëtarja nisi t’i fliste për Sahrën dhe ta ngacmonte për të kuptuar nëse ai ka vërtet pëlqim për të.
Pjesë nga biseda:
Fifi: Kqyre çfarë kompiri! Kompir domethënë patate. E ka me mu një fare tripi që përshëndetemi dhe e boni dhe me atë të renë, me këtë filipincën. Edhe i thash me mu s’e bon mo.
Granit: Edhe me m’shajt Fifi prapë, e kam loçk.
Pjesë nga biseda:
Fifi: Kqyre çfarë kompiri! Kompir domethënë patate. E ka me mu një fare tripi që përshëndetemi dhe e boni dhe me atë të renë, me këtë filipincën. Edhe i thash me mu s’e bon mo.
Granit: Edhe me m’shajt Fifi prapë, e kam loçk.
Monika: Ça të them unë?! Unë e di që loçk i thonë zemrës.
Fifi: Shpirtit i thonë.
Monika: A shpirtit? Akoma më mirë.
Fifi: Pooo, shumë… Sarah, Sarah… (këndonte me Sahrën). Ishalla po na hyn një mashkull i ri në shtëpi të bëj edhe unë lojna. Varet qysh e ka emrin e ja gjej një këngë, ia kompozoj. Se unë e kam aftësinë me kompozu një këngë të re.
Granit: A je shumë xheloze?
Fifi: Jam, të kam kallzu që jam. Unë në shoqni jam më shumë xheloze se në lidhje.
Granit: S’po ke arsye.
Fifi: Jo more?!
Granit: A ta lidh gojën?
Fifi: S’thash mos fol. A të thash në një moment pse po bën muhabet me të, pse po kesh?
Granit: Ashtu i bie. (qesh) Kërkoj falje Fif.
Fifi: Unë e kam edhe një aftësi tjetër… Ta tregoj nesër në mëngjes.
Granit: Je personazh i rrallë.
Fifi: Ne në botën e artistëve kur i thua dikujt ‘personazh’ domethënë ‘mashtrues’, ‘gënjeshtar’.
Pas shakave, dyshja doli në oborrin e shtëpisë dhe teksa ecnin rreth e qark pishinës, nisën të flisnin seriozisht për raportin që Graniti po krijon me vajzat e tjera në shtëpi. Fifi i tha ish-futbollistit se ndihet mirë që ai është përfshirë në biseda me të tjerë, sepse në këtë mënyrë njerëzit nuk do ta shohin më këngëtaren si pengesë për Granitin, që ai të flasë e të afrohet me të tjerët.
Megjithatë, Cana ia bëri të qartë se po qëndron me të edhe pasi i tha se e sheh vetëm si motër, sepse ka dëshirë dhe sepse ndihet mirë.
Pjesë nga biseda:
Fifi: Dje qysh të kom pa tu kesh, s’të kam pa kurrë qeshtu prej që këna hy mrena.
Granit: Për nime e ke?
Fifi: Në aspektin e mirë po ta them.
Granit: Vetëm koha do ta tregojë Fif.
Fifi: Më lexo bre, më kupto drejt. Më nervozon kur s’më lexon.
Granit: Ti po më thua që kam qenë duke u kënaqur me atë (Sarën).
Fifi: Më dëgjo, se ta dhash një shuplakë. Për një moment u shkëputa nga raporti Fif-Granit edhe thash ‘Ok, sa nice po qesh. Mos jam unë faktor që ai po bëhet nervoz?’.
Granit: Ke fillu me bo dhe analiza.
Fifi: Mos fol pa lidhje.
Granit: Ashtu po i bjen. Me demek unë ty kokam tu t’i lëndu ndjenjat.
Fifi: Jo Granit nuk thash atë. Më dëgjo mirë, majmun. Thash ty po të lëndojnë.
Granit: I bie që ti në një aspekt ke xhelozu kur më ke parë me atë se ke thënë ‘kur ky është me mua nuk kënaqet’.
Fifi: Unë jam shkaktare i kësaj gjendjes tënde, që je i heshtur, jo i afrueshëm, i tërhequr.
Granit: Po të kthjelloj se po mendon gabim. Mos të ishe kon ti e kisha pas shumë problem këtu me u zbulu si njeri. Ti po më zbulon më së miri. Pse? Se jemi tipa shumë të ngjashëm. Më ke bërë pyetje që s’besoj se dikush këtu mrena mund të m’i kishte bo. Po rri me ty se po më rrihet. Kënaqem kur rri me ty. Nuk është obligim.
(Kosova Sot Online)