Morena Taraku histori dashurie si në serialet turke, tabloidet zbulojnë skandalin e divorcit të këngëtarit të famshëm për shkak të saj

  • G.G /
  • 15 November 2021 - 10:42
Morena Taraku histori dashurie si në serialet turke, tabloidet zbulojnë skandalin e divorcit të këngëtarit të famshëm për shkak të saj

Ish-missi dhe këngëtarja 28-vjeçare, Morena Taraku, ka pushtuar tabloidet e mediave rozë të Turqisë, pasi po përflitet se ka nisur një lidhje me këngëtarin e njohur turk 43-vjeçar, Berdan Mardini. 

Në lajmet që qarkullojnë në mediat prestigjoze turke shkruhet se çifti janë fqinjë në një lagje pasanikësh në Stamboll dhe frekuentohen me njëri-tjetrin prej kohësh, një histori e bukur dashurie që ka shkaktuar skandal në martesën e tij.

Këngëtari turk, Mardini, i ka dhënë fund martesës prej 10 vjetësh me Fatos Yelller në muajin mars të këtij viti, me të cilën kishte dy fëmijë, ndërkohë që siç duket ai tashmë është i lumtur në krahët e Morena Tarakut. Vetë këngëtari e ka konfirmuar se është në një lidhje, por pa specifikuar nëse bëhet fjalë për ish-Miss-in kosovar.

Kjo gjë ka sjellë edhe reagimin e ashpër të ish-bashkëshortes së tij, e cila ka folur në rrjetet sociale para pak kohësh, duke konfirmuar një lidhje me Gokhan Goz. Ndërkohë, Mardini ka marrë mbrojtjen për fëmijët, pasi ka akuzuar ish-bashkëshorten e tij për përdorim droge.

Ajo ka reaguar ashpër dhe ka thënë se është e turpshme, që ai nuk mendon për fëmijët e tij: “Një baba që kujdeset për fëmijët e tij, i ndan nga nëna, dhe i ndan eksperiencat për tjetër një grua në media sociale! Është e qartë që nuk brengosesh për psikologjinë e fëmijës dhe sigurisht, mund të jesh edhe beqar në jetën tënde por nuk mendon për fëmijët tu. Është e turpshme”.

Nga ana e Morenës nuk ka pasur ende asnjë reagim, pasi ajo ka zgjedhur të qëndrojë indiferente. Por mediat turke nuk ndalen në shkrimet për këtë histori, të dënjë për një serial turk.

I dashuri i Morena Tarakut kishte urdhëruar një sulm ndaj ish-bashkëshortes së tij, është pyetja që po bëhet shpesh këto kohë. Mediat turke pretendojnë se lidhja e këngëtarit turk me Morenën ishte edhe shkaku që martesa e tij shkoi drejt divorcit. Gjithashtu sipas burimeve raportojnë se Mardin kishte diskutuar lidhjen e tij me Morenën me rrethin shoqëror.

Rikthehemi te divorci i bujshëm i këngëtarit turk

Tre muaj pas divorcit të tyre, Fatos Yelliler, u sulmua duke i dhënë makinë së saj. Yelliler, e cila u plagos në këmbë si pasojë e zjarrit të hapur nga sulmuesi, u trajtua në spital.

Pas ngjarjes, Yelliler pretendoi se Mardini ishte nxitësi i të shtënave dhe e kishte pezulluar këngëtarin për 2 muaj. Asgjë më tej se cfarë ndodhi mes çiftit nuk është bërë publike në media, përveç reagimit të saj në rrjetet sociale.

Këngëtari turk u rrëfehet miqve të ngushtë për Morenën: “E dua vërtet!” Por çfarë dihet më shumë për këtë histori pasioni? Këngëtarja Morena Taraku është vënë në fokus të mediave rozë të Turqisë. Kjo për faktin se po aludohet një lidhje e re e saj me këngëtarin e njohur turk, Berdan Mardini.

Sipas lajmeve, Taraku 28 vjeçe dhe Mardini, 43 vjeç, janë fqinjë në një lagje të shtrenjtë në Stamboll ku thuhet se ka nisur lidhja e tyre prej kohësh. Mardini ka qenë i martuar për më shumë se 10 vite me Fatos Yelller dhe në muajin mars të këtij viti është ndarë.

Ai është gjithashtu baba i dy fëmijëve. Lidhja mes këngëtares shqiptare dhe këngëtarit turk u zbulua pas festës së ditëlindjes së Mardinit, e cila thuhet se është organizuar nga Morena.

“Ndjenjën e dashurisë e kam përjetuar vërtet te Morena. Jam shumë i lumtur që jam me të dhe gjeta sërish jetën me të”, shkruhet se u ka thënë Berdan miqve të tij të ngushtë. Nga ana tjetër, Morena vazhdon ta ruajë me fanatizëm jetën e saj private, duke e mbajtur larg mediave rozë.

Sa i përket luksit, ajo është vetëm 28 vjeçe dhe njihet si miliarderja e showbiz-it shqiptar. Me transformimin e saj të jashtëzakonshëm ndër vite, ajo e nisi karrierën si Miss, me kurorën e fituar në “Miss Kosova 2010” për të depërtuar më pas në botën e muzikës e të modës.

Por edhe pse nuk është shumë aktive me këngët që publikon apo koncertet që jep, ajo bën përshtypje me jetën luksoze që reklamon në rrjetet sociale, duke u renditur ndër blogeret më të famshme në botë.

Vitet e fundit vajza nga Kosova është vendosur në Stamboll të Turqisë, pasi mori ofertat e para për të luajtur në serialet e famshëm turke, ku dihet që i paguajnë shumë aktorët.

Ndërkohë, të gjithë kanë mbetur te pyetja pa përgjigje, se si e bëri kaq shpejt gjithë këtë pasuri Morena Taraku, me shtëpi, makina, veshje e pushime luksoze?

Mediat e Kosovës kanë analizuar të ardhurat që mund të fitojë Morena nga muzika dhe ato që shpenzon për udhëtime e stilin e jetës që bën dhe nuk gjejnë dot përputhje. Kjo, për faktin se shumica e këngëtareve fitojnë shumë nga profesioni i tyre, mirëpo asnjëra nga to nuk ka arritur që të spikatë në çdo dalje si Morena Taraku.

(Kosova Sot Online)