Fifi shpreh një dëshirë: Dua që ai të jetë i imi

  • E.K /
  • 20 November 2021 - 13:20
Fifi shpreh një dëshirë: Dua që ai të jetë i imi

Pas spektaklit të mbrëmshëm (e premte), banorët kanë shijuar natën në mënyra të ndryshme.

Ishin dy këngëtaret e njohura Fifi dhe Beatrix që qëndruan së bashku larg banorëve të tjerë.

Të dyja ato fillimisht u argëtuan duke vallëzuar së bashku nën ritmin e muzikës, teksa më vonë ato diskutuan së bashku për gjëra të ndryshme.

Në një moment Beatrix i tha Fifit që të manifestoi çdo gjë që ajo dëshiron për vete, ndërsa Fifi nuk hezitoi të tregoi dëshirën e saj.

“Dëshiroi që ai të jetë i imi”, ka thënë Fifi duke mos e zbuluar se kujt i referohej.

Kujtojmë që Fifi kishte krijuar raporte të afërta me banorin tashmë të eliminuar, Granit Canën, por i cili më vonë sqarojë gjërat me këngëtaren duke i thënë se e sheh vetëm si shoqe.

(Kosova Sot Online)