
Tayna dhe Cricket vinë me këngën “Heroinat”

Duket se një projekt i ri muzikor po vjen këtë javë nga reperja e njohur shqiptare, Tayna.
Kështu të paktën bëhet e ditur në një postim të fundit të ndarë në rrjete sociale, saktësisht nga menaxheri i saj, Rinor Hykolli.
Ai ka njoftuar se Doruntina Shala (emri i vërtetë i reperes) këtë të diel (28 nëntor) publikon këngën e re “Heroinat” në bashkëpunim me producentin Cricket.
“Së shpejti. Heroinat 28 nëntor, Tayna&Cricket”, thuhet në postim.

(Kosova Sot Online)