Pak para operimit, Shkurte Fejza lutet për Adriana Matoshin

  • E.K /
  • 01 December 2021 - 12:40
Pak para operimit, Shkurte Fejza lutet për Adriana Matoshin

Këngëtarja, Shkurte Fejza, përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook” është lutur për shërimin e aktores, Adriana Matoshit, e cila ditën e sotme do t’i nënshtrohet një operimi për të larguar tumorin nga truri.

Fejza ka shkruar se Adriana i duhet familjes së saj, artit shqiptarë dhe të gjithëve, teksa ka uruar që Adriana do ta kaloj edhe këtë sfidë dhe të na e kthej buzëqeshjen ashtu sikur bënte gjithmonë.

“ E dashur Adrianë lutemi për Ty dhe shpresojmë në shërimin tënd. Uroj me gjithë zemer që Adriana do ta kaloj edhe këtë sfidë dhe të na e këthej buzëqeshjen ashtu sikur bënte gjithëmonë me interpretimet e shkëlqyera dhe sukseset që na ofronte.  Adriana i duhet Familjes së saj, artit shqiptarë dhe të gjithë neve. Zot ndihmoje Adrianën tonë”, ka shkruar Fejza.

Ndryshe, Matoshi para dy ditësh përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar se i është kthyer tumori në tru, për të cilin ishte operuar para nëntë vitësh.

(Kosova Sot Online)