
Thuhet se është ndarë me Anward Hadid, Dua Lipa i rikthehet ‘dashurisë së vjetër’

Dua Lipa dhe Anward Hadid janë ndarë.
Revista “OK” raporton se ylli i muzikës pop dhe modeli 22-vjeçar kanë vendosur t’i japin fund njëherë e mirë lidhjes së tyre dy vjeçare.
Shkak është bërë distanca mes tyre pasi këngëtarja ka qëndruar në Londër duke regjistruar albumin e saj të ri ndërsa Anwar në New York.
Dhe çfarë bëjnë vajzat (absolutisht të gjitha) kur ndahen?
Ndryshojnë “look”.
Epo, as Dua s’mund t’i shpëtonte.
Në fotot e fundit në “Instagram”, këngëtarja 26-vjeçare duket një super-yll, por bie në sy ndryshimi në pamje.
Ajo duket se i është rikthyer stilit bob, që do të jetë një nga trendet e vitit 2022.
Nuk është hera e parë që e shohim me këtë prerje, pasi në vitin 2018 u shfaq në evente me flokë të shkurtër.
(Kosova Sot Online)