A e dini çfarë mendon Paris Hilton për Pete Davidson

  • A.P /
  • 24 January 2022 - 19:35
A e dini çfarë mendon Paris Hilton për Pete Davidson

Supermodelja Paris Hilton ka shprehur mbështetjen për lidhjen e re të shoqes së saj të ngushtë Kim Kardashian me humoristin Pete Devidson.

Ajo ka shprehur gjatë një interviste me “Access Hollywood” ndihet e lumtur për miken e saj.

“Më vjen shumë mirë që e shoh kaq të lumtur. Ajo duket kaq e bukur dhe e qeshur dhe mendoj se ata janë shumë të lezetshëm bashkë.”

Hilton tha se Pete ka shumë sens humori dhe u shpreh se djemtë që të bëjnë për të qeshur janë të mrekullueshëm.

Çifti më i ri i Hollywood-it kanë preferuar ta mbajnë romancën e tyre larg syve të publikut por kjo nuk i pengon aspak fansat të flasin për lidhjen e tyre sa herë iu jepet mundësia.

Rikujtojmë se Kardashian ishte e pranishme teksa Hilton u martua me të dashurin e saj në ceremoninë e organizuar në nëntor.

Një burim, i cili e përshkroi dasmën si një festë intime me Paris, familjen dhe miqtë më të ngushtë të Carter, thotë se Kim luajti një rol të rëndësishëm në dasmën e saj.

Ndërkohë, ka qarkulluar edhe një foto e përbashkët e dy bukurosheve, ku duket qartë se Kim po e ndihmonte Paris me fustanin e saj.

(Kosova Sot Online)