
David Beckham zbulon se bashkëshortja e tij ka ngrënë të njëjtin ushqim

David Beckham ka zbuluar se bashkëshortja e tij, Victoria ka ngrënë të njëjtin ushqim çdo ditë për 25 vjet – diçka shumë për t’u shqetësuar sipas tij.
46-vjeçari tha se i pëlqen të ndajë ushqimin e tij, por ish-anëtarja e grupit “Spice Girl”, 47-vjeçare, dëshiron të hajë vetëm peshk të pjekur në skarë dhe perime në avull, duke pranuar se një herë që ajo provoi diçka tjetër ishte “një nga mbrëmjet e tij të preferuara”.
Ish-futbollisti diskutoi për zakonet e të ngrënit të gruas së tij në podcastin “River Cafe Table 4”, ku gjithashtu tregoi për dashurin që ka ndaj ushqimit.
“Ndihem mjaft emocional për ushqimin dhe verën, kur ha diçka të mrekullueshme, dua që të gjithë ta provojnë. Fatkeqësisht, jam i martuar me dikë që ka ngrënë të njëjtën gjë për 25 vitet e fundit”, u shpreh David.
“Që kur e takova, ajo ha vetëm peshk të pjekur në skarë, perime në avull, ajo shumë rrallë do të devijojë nga kjo. E vetmja herë që ajo ndoshta ka provuar diçka që ka qenë në pjatën time ishte në fakt kur ajo ishte shtatzënë me Harper dhe ishte gjëja më e mahnitshme. Ishte një nga mbrëmjet e mia të preferuara. Nuk e mbaj mend se çfarë ishte, por e di që ajo nuk e ka ngrënë më atë ushqim që atëherë”, vazhdoi tutje ai.
(Kosova Sot Online)