Publikohet për herë të parë sondazhi i ‘Big Brother VIP’, ky është banori që mori më shumë vota

  • G.G /
  • 18 February 2022 - 09:59
Publikohet për herë të parë sondazhi i ‘Big Brother VIP’, ky është banori që mori më shumë vota

Nata finale e Big Brother Vip duket shumë e ethshme. Deri më tani konkurrenca ka qenë mjaft e fortë mes finalistëve ku epërsi kryesisht kanë pasur balerini Ilir Shaqiri dhe aktori Donald Veshaj.

Së fundmi, faqja zyrtare e Big Brother VIP në Instagram ka përcjellë një postim për gjithsecilin ku pasqyrojnë disa nga momentet më të bukura të tyre gjatë aventurës në shtëpi.

Ndjekësit kanë pasur si opsion pëlqyeshmërinë për një nga kandidatët e tyre të preferuar.

Si rezultat, nga të dhënat në faqen zyrtare të Big Brother VIP mësohet se konkurenti i preferuar deri më tani është balerini Shaqiri që shihet si fitues, i ndjekur ngushtësisht nga aktori Veshaj, modelja Beniada Nishani dhe moderatorja Einxhel Shkira.

Në vijim pritet që gara të bëhet akoma edhe më e fortë duke mbajtur të mbërthyer fansat e secilit konkurent.

Rezultatet:

Ilir Shaqiri 59,621 like

Donald Veshaj 56,783 like

Beniada Nishani 25,046 like

Einxhel Shkira 17,443 like.

(Kosova Sot Online)