Afrim Muçiqi do pagë minimale 500 euro në Kosovë

  • A.P /
  • 28 February 2022 - 15:34
Afrim Muçiqi do pagë minimale 500 euro në Kosovë

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës nuk pajtohet me pagën minimale 250 euro, sa po përmendet se do të jetë me vendim të qeverisë. Ende nuk ka asgjë zyrtare, por debate është ashpërsuar mes sindikatave dhe qeverisë.

Oda njoftoi se Drejtori i Departamentit të Estradës në Odën e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës,  Afrim Muçiqi  ndër të tjera ka thënë se paga minimale deri në 250 euro është ofendim për qytetarët e Kosovës në rrethanat kur vazhdohet me trendin e rritjes së çmimeve në Kosovë.

Ai thekson se pagat shumë të ulëta janë edhe arsye kryesore për largimin masiv të të rinjve nga Kosova dhe se paga minimale duhet të jetë 500 euro.

Pagat në Kosovë vazhdojnë të jenë të ulëta në sektorin privat, ndërsa në atë publik ende nuk dihet nëse do të ketë ndryshime me ligjin e ri të pagave.

Për shkak të pagave të vogla, sektori privat nuk është tërheqës për punëtorët, që ia mësyejnë sektorit public ku paguhet pak më mirë.

Paga minimale sot në Kosovë është prej 130 deri 170 euro, e pamjaftueshme as për gjërat elementare.

(Kosova Sot Online)