Cardi B na shuan kureshtjen për fëmijën e saj të dytë

  • A.P /
  • 10 March 2022 - 19:01
Cardi B na shuan kureshtjen për fëmijën e saj të dytë

Reperja e njohur Cardi B, është shumë hermetike për jetën private, sidomos kur vjen puna tek fëmijët e saj.

Gjithsesi për të shuar kureshtjen e fansave, ajo ndau një imazh të fëmijës së dytë që ka me reperin e Migos Offset.

Cardi B postoi në “Twitter” për dhimbjen që po ndjente djali i saj 6-muajsh për shkak të mishrave të dhëmbëve.

“Uh, do të doja të largoja dhimbjen e fëmijës tim të ëmbël. Ai ishte i trishtuar gjatë gjithë ditës“, u shkruan ajo ndjekësve të saj.

Një fanse shfrytëzoi rastin për të pyetur Cardin se pse ajo nuk ka postuar ende një foto të foshnjës së saj.

Si kundërpërgjigje, nëna e dy fëmijëve postoi me shaka një foto ku mund të shikojmë vetëm një pjesë të djalit të saj.

“Kjo është gjithçka që do të merrni,” shkroi ajo së bashku me një foto të zmadhuar në syrin e fëmijës.

Image

(Kosova Sot Online)