
Rita ishte në banjo kur Will Smith goditi Chrisin

Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve në "Oscars 2022", ka ndodhur një situatë e pazakontë.
Will Smith ka goditur me shuplakë komedianin Chris Rock.
E pjesë e kësaj ceremonie ishte edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.
Këngëtarja shqiptare ka zbuluar se mungoi në momentin kur Will Smith e ka gjuajtur me shuplakë drejt komedianit të njohur, Chris Rock.
Kjo për arsye se ajo ishte larguar për në tualet pak para se të ndodhte ngjarja e pazakontë.
Ajo nuk ishte në sallë kur Smith doli në skenë dhe goditi me shuplakë Rock, dhe këtë e ka pranuar në emisionin radiofonik australian “Fitzy and Wippa”:
“Papritmas më duhej të shkoja në tualet në atë moment, gjë për të cilën jam shumë e mërzitur.”, u tha ajo prezantuesve të radios se kur ishte kthyer në skenë kishte parë të ftuarit e tjerë në momente të ndryshme.
“Unë thashë, “Çfarë po ndodh? Çfarë po ndodh?”, shtoi ajo.
Rita më pas mori pjesë në ceremoninë e “Vanity Fair Oscars” me Taikan dhe tha se ata kaluan një kohë aq të mirë sa nuk mbante mend shumë.
“As që po e them këtë, por nuk mbaj mend aq shumë. Thjesht kalova mirë. Unë pija dhe kërceja. Dhe gjithçka që dija ishte se u zgjova dhe mendova, “Ua, çfarë ndodhi?”, tha ajo duke qeshur.
Smith doli në skenë për ta goditur Chris meqë ky i fundit u tall për kokën tullace të bashkëshortes së tij, Jada Pinkett Smith, duke mos e ditur se ajo vuan nga alopecia.
Incidenti ndodhi teksa Rock po prezantonte çmimin për “Dokumentarin më të mirë”, të cilin e fitoi “Summer of Soul”.
(Kosova Sot Online)