Pete prezanton Kim-in me familjen e tij

  • A.P /
  • 04 April 2022 - 19:11
Pete prezanton Kim-in me familjen e tij

Epo kush mund ta besonte! Marrëdhënia e Kim Kardashian dhe Pete Davidson po fillon të bëhet akoma edhe më serioze.

Kim së fundmi iu bashkua Pete në një udhëtim në New York. Sipas “TMZ” Pete ishte atje duke punuar për një film dhe produksioni ndodhej afër shtëpisë së gjyshërve të Pete në Staten Island.

Pas përfundimit të xhirimeve, Kim dhe Pete u larguan për të kaluar pak kohë me familjen e tij dhe ylli i “Keeping Up With The Kardashians” u takua zyrtarisht me gjyshërit e komedianit.

Natyrisht, takimi nuk duhet të jetë edhe aq befasues – të dy janë bashkë prej disa muajsh tashmë – por të takosh familjarët e të dashurit është gjithmonë një hap i madh.

Ne gjithashtu e dimë se Pete është bërë më se i njohur me familjen e Kim – duke përfshirë nënën dhe motrat e saj – një nga fotot e para që pamë të çiftit së bashku ishte në shtëpinë e Kris.

Image

(Kosova Sot Online)